
Trajneri i PSG, Luis Enrique doli në konferencë para ndeshjes ndaj Chelseat në Champions. Ai tha se nuk ka mbaruar ende asgjë, pavarësisht fitores 5-2 në ndeshjen e parë.
“Futbolli është i pabesueshëm. Kundër Chelseat në ndeshjen e parë, rezultati ishte i ngushtë për një kohë të gjatë, dhe do të na duhet të menaxhojmë përsëri momentet kyçe këtë të martë.
Është gjithmonë kënaqësi të luash kundër klubeve angleze: është niveli më i lartë. Vitin e kaluar u përballëm me pothuajse të gjithë dhe këtë vit do të jetë pothuasje njësoj.
Por kjo është shaka, ne i respektojmë të gjithë. Në Champions nuk mund ta ulësh kurrë vigjilencën. Chelsea do të krijojë raste dhe ne do të duhet të dimë si t’i shfrytëzojmë momentet e vështira.”
and then