Detajet/ Muçi bind Trabzonsporin, gati kontrata e re

Nuk ka më dyshime për të ardhmen e Ernest Muçit. Në Turqi, mediat shkruajnë se Trabzonspor do të blejë përfundimisht kartonin e sulmuesit kuqezi.

Sa i takon detajeve, Trabzon do të paguajë te Besiktas 8.5 milionë euro në 5 këste. Vetë Muçi pritet të nënshkruajë një kontratë 3-vjeçare, me mundësinë edhe për një tjetër.

Paga  e 24-vjeçarit mbetet për t’u vlerësuar në bazë të paraqitjeve në vijim. Në këtë sezon, Trabzonspor paguan 1.8 milionë euro për rrogën e Muçit të huazuar, ndërsa  paga në total shkon 2 milionë euro, përfshirë edhe bonuset.

Deri më tani, ai ka realizuar 10 gola dhe ka dhuruar 3 asiste, në 22 ndeshje të luajtura.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×