Në pritje të Lautaro-s, Inter i varur nga kapiteni, argjentinasi drejt rikuperimit të plotë

Inter vazhdon të jetë në pritje të rikthimit të kapitenit Lautaro Martínez, i cili mungon prej gati një muaji pas ndeshjes ndaj Bodø/Glimt, ku kapiteni u dëmtua. Sulmuesi argjentinas është i vendosur të rikthehet sa më shpejt, në një moment delikat për zikaltërit.

Gjatë mungesës së tij, Inter ka hasur vështirësi, duke marrë vetëm dy fitore në shtatë ndeshje, çka ka ngritur shqetësime në garën për titull. Sfida e radhës ndaj Fiorentina shihej si momenti ideal për rikthimin e tij, por stafi teknik po tregohet i kujdesshëm.

Me avantazhin ndaj Milan dhe me objektiva të rëndësishëm si kampionati dhe kupa, trajneri Cristian Chivu nuk dëshiron të rrezikojë një rikthim të parakohshëm të kapitenit.

Ndërkohë, situata po ndiqet edhe nga kombëtarja argjentinase dhe trajneri Lionel Scaloni. Anulimi i Finallissimas mes Argjentinës dhe Spanjës, është një tjetër bonus, në mënyrë që Lautaro të rikuperojë në 100% nga dëmtimi dhe të jetë i gatshëm për pjesën e fundit të sezonit me zikaltrit, menjëherë pas pauzës së kombëtareve. Inter sheh tek Lautaro jo vetëm një lider dhe një pike referimi në fushë, por edhe një elemnt shumë të rëndësishëm në dhomat e zhveshjes, një shembull për të rinjtë



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×