
8 gola në dy ndeshje, PSG kualifikohet me spektakël në fazën çerekfinale të Champions League. Ekipi i Luis Enriques “çmontoi” blutë edhe në Londrën duke triumfuar me rezultatin e pastër 0-3. Suksesi me manita në sfidën e parë e bërë edhe më të lehtë këtë transfertë,për më tepër që Kvaratskhelia realizoi që në minutën e 6-të duke mos lejuar tifozët e Chelsea-t as të ëndërronin për një përmbysje.
Pavarësisht shifrave, PSG nuk hoqi dorë për asnjë moment nga faza ofensive dhe në minutën e 12-të Barcola me një goditje shumë të bukur dyfishoi shifrat. Parisi e ktheu në një seancë stërvitore këtë transfertë, me trajnerin Luis Enrique që provoi në aksion edhe disa elementë të rinj si Mayulu. Pikërisht në minutën e 62-të ishte talenti 19-vjeçar që realizoi një gol shumë të bukur duke sigluar shifrat në 0-3. Pjesa e mbetur e ndeshjes nuk kishte histori, me PSG që feston për këtë kualifikim të merituar.
Nuk e fshehu gëzimin për këtë sukses të pastër trajneri Luis Enrique: “A ishte kjo një ndeshje perfekte? Sigurisht që po. Jam shumë krenar me atë që pashë gjatë të gjithë ndeshjes. Jemi shumë të lumtur për mënyrën se si kemi luajtur. Jemi një ekip i shkëlqyer dhe po zhvillojmë një super sezon deri më tani”, u shpreh Luis Enrique.
and then