Punësoi Muçi Shaljanin në kundërshtim me ligjin, merret i pandehur ish-drejtori i komanduar i AMP, Artion Saliasi

Ish-drejtori i komanduar i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Artion Saliasi, është marrë i pandehur në lidhje me rekrutimin në kundërshtim me ligjin brenda AMP-së të Muçi Shaljani (Sheqerit), i vrarë në një makinë me Gilmando Danin më 11 nëntor pasi dolën nga aeroporti i Rinasit.

Saliasi është marrë i pandehur pas hetimeve të Prokurorisë së Tiranës dhe AMP-së për shpërdorim detyre. Ndërkohë, drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Mbështetëse në AMP, Gëzim Sala, është rikthyer në detyrë pasi Apeli i hoqi masën e pezillimit nga detyra rreth 1 muaj më parë. Sala është marrë i pamdehur për shpërdorim detyre, pavarësisht se Apeli e ka rikthyer në detyrë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×