
Rey Manaj është pa diskutim një nga mungesat e mëdha të Sylvinhos për ndeshjet e fazës “play-off”, me “bomberin” kuqezi që pësoi një dëmtim të rëndë një javë më parë. Manaj pësoi një çarje të muskulit në kofshën e majtë, një dëmtim i shkallës së tretë duke e bërë të pamundur prezencën e tij për ekipin përfaqësues.
Jo vetëm për Sylvinho-n, Manaj është një mungesë shumë e madhe për ekipin e tij, Sivasspor, me këta të fundit që janë në garë për të mbijetuar në Kategorinë e Parë në Turqi.
Trajneri i Sivasspor, Ismet Tashdemir, shpreson shumë që të paktën Manaj të rikthehet në fund të sezonit, atë kur pritet të zhvillohen edhe ndeshjet e “play-off”:
“Trajtimi i rij për rikuperimin ka filluar. Ndoshta Rei mund të jetë gati për dy ndeshjet e fundit në sezonin e rregullt. Shpresojmë, nëse jemi ende në garë asokohe dhe pastaj të arrijmë zonën e play-off, që ndoshta ai të jetë një forcë më shumë për ne në play-off”, tha trajneri i Sivaspor.
and then