
Stiven Shpendi vijon të dhurojë paraqitje të mira me fanellën e Empolit në Serie B. Sulmuesi shqiptar shënoi dy gola në fitoren 4-2 ndaj Pescaras, këtë të dielë. Shpendi luajti 84 minuta dhe paraqitja e tij u vlerësua me notën lartë 8.9.
22-vjeçari shkon në kuotën e 13 gola, ndërsa numëron edhe një asist, në 29 ndeshje të luajtura në këtë sezon. Shpendi ëndërron që një ditë të veshë fanellën e Kombëtares së madhe, sakaq me U21 ka luajtur 14 ndeshje dhe ka gjetur pesë herë rrugën e rrjetës.
and then