Mungoi në stërvitjen e parë, motivi i veçantë i mesfushorit kuqezi

Shqipëria filloi sot përgatitjet për ndeshjen ndaj Polonisë. Në stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit”. për takimin e së enjtes për Play off të Botërorit, munguan Uzuni, Gripshi dhe Ramadani.

Nëse Uzuni dhe Gripshi nuk ishin për shkak të largësisë, arsyeja e Ramadanit është krejt tjetër. Mesfushori Ramadani s’ishte për arsye familjare, pasi është bërë baba për herë të tretë pikërisht ditën e sotme.

Gjithsesi, sipas asaj që bën me dije FSHF, ai do të bashkohet me grupin sonte. Theksojmë se Ramadani është pjesë e rëndësishme e skemave të Sylvinhos. Poloni-Shqipëri luhet në Varshavë me 26 mars në orën 20.45.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×