Finalja e mundshme e Play Off në Prishtinë, dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë-Turqi ose Rumani

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë me dije se biletat për ndeshjen e cila zhvillohet më datë 31 mars 2026 në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”, sapo kanë dalë në shitje. Bileta është e vlefshme për:

• Ndeshjen finale të “Play-Off”-it, në rast të fitores në Sllovaki, kundër fituesit të ndeshjes Turqi-Rumani

ose

• Ndeshjen miqësore, në rast të humbjes në Sllovaki, kundër humbësit të ndeshjes Turqi-Rumani

Biletat mund t’i blini në:

https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do

Çmimet e biletave:

• Veri & Jug — 10€

• Lindje — 20€

• Perëndim — 30€

• VIP — 100€

VINI RE!

Një person mund të blejë deri në katër bileta.

Procedura se si blihet bileta online:

Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë.

Mandej zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas e selektoni ulësen e preferuar.

Pasi t’i zgjedhni biletat, vazhdoni me pagesën online.

Pasi të përfundon blerja online, ju duhet të pritni deri të gjenerohet Bileta si dhe Fatura juaj.

Biletën do ta pranoni gjithashtu në email (kontrolloni edhe folderin SPAM gjithashtu).

Bileta patjetër duhet të jetë e printuar në formatin A4, printimi duhet të jetë i kualitetit të lartë.

Biletat janë të personalizuara (Në stadium mund të hyjë vetëm një person me një biletë pa marrë parasysh moshën).

Shënim: Personat që rastësisht pas blerjes së biletës nuk e marrin atë nëpërmjet emailit, atëherë atë mund ta gjejnë përmes kodit në linkun e mëposhtëm:

https://eu.ebileta.al/biglietteria/trans/restore.do



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×