
“Bastoni është i përzgjedhuri”. Ky është titulli kryesor i Sport, me të përditshmen spanjolle që zbulon objektivin kryesor të Barcelonës gjatë merkatos së verës. Me bekimin e trajnerit Hansi Flick, drejtuesit e Barçës kanë nisur të piketojnë sezonin e ri, ku sipas Sport, Bastoni është vendosur në majën e listës së dëshirave.
Drejtori Sportiv i Barçës, Deco, ka udhëtuar drejt Milanos për të takuar përfaqësues të mbrojtësit italian. Ndjesitë janë pozitive, pasi Bastoni po kalon një periudhë të vështirë në Milano dhe është i hapur për t’u larguar në fund të këtij sezoni edhe pse ka një kontratë me Inter deri në 2028.

Gjithnjë sipas Sport, Bastoni ia ka lënë hapur derën Barcelonës, por klubi blaugrana duhet të gjejë fillimisht akordin me Inter.
and then