
Legjenda e Kombëtares, Ledjo Pano, i ftuar në Sport News në News 24, kritikoi vendimin e Sylvinhos për të aktivizuar Muçin ndaj Polonisë vetëm në minutën e 82-të.
Pas golit të dytë të Polonisë, pas minutës së 73-te, kishte më shumë se 20 minuta lojë. A duhet të guxonte më shumë, qofte me Mehmetin apo Muçin? Nuk kishim se çfarë humbisnim besoj…
Edhe Messi po të hynte në minutën e 82-të, nuk bën gjë. Nëse Muçi dhe Mehmeti janë në formë, normalisht që do i fusësh. Bajrami te Rangers nuk luan, pamë që Mitaj nuk ishte në formën e duhur. Broja pa minuta fare. Shehu ishte nga më të mirët, pasi ka minutazh. Laçi u përpoq, por nuk ka talent dhe cilësi të të nxjerrë nga “selameti”.
and then