Nga Italia te Shqipëria, shtohen radhët te kuqezinjtë

Luis Hasa do të përfaqësojë Shqipërinë. Mesfushori i njohur ka lënë Italinë dhe do të veshë ngjyrat kuqezi, me konfirmimin final që ka ardhur nga FIFA.

22-vjeçari është gati të luajë për Shqipërinë, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të jetë pjesë e ekipit A apo grupmoshës U21. Hasa luan në Serie B te Carrarese por kartoni i futbollistit zotërohet nga gjigandët e Napolit.  Ai mund të përfaqësojë vendin tonë, pasi kjo e drejtë i vjen nga fakti që nuk është aktivizuar në ndeshje zyrtare në radhët e axurrëve.

Dëshira e Hasës ka rezultuar vendimtare, pasi ai ka prindër shqiptarë, sakaq në të kaluarën është impenjuar më herët te Shqipëria U15. Me interes pritet të shihet përfshirja e Hasës në kombëtaren tonë, me pritshmëritë që janë të mëdha, duke parë cilësitë e lojtarit.

 

Image
Image



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×