
Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Shtetit, pasi tentonte të shiste një armë zjarri në Kamëz.
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në kuadër të operacionit të koduar “Qëllimi”, ndaloi automjetin e shtetasit Irgen Mezini 40 vjeç, në zonën e quajtur “Treshi”. Gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti një pistoletë me municion luftarak, e cila mbahej pa leje dhe kishte qëllim shitjen.
Në pranga ka rënë edhehe Andi Sulika, 35 vjeç, i cili shoqëronte 40-vjeçarin, për veprën penale të moskallëzimit të krimit.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa Policia e Shtetit thekson se vijon monitorimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale të trafikut të armëve në vend.
and then