“Mbahet me gozhdë”, Aulon Kalaja denoncon gjendjen e urës në fshatin Sukth-Vendas: Rrezikohen banorët e zonës

Aktivisti Aulon Kalaja ka ngritur alarmin për gjendjen e rëndë të një ure në zonën e Ishmit, përmes një denoncimi në rrjetet sociale, duke theksuar rrezikun që u kanoset çdo ditë banorëve dhe veçanërisht fëmijëve.

Sipas tij, mbi këtë urë kalon çdo ditë një furgon që transporton rreth 30 fëmijë nga fshati Sukth-Vendas drejt shkollës në Bubq. Kalaja thekson se ura është në kushte të amortizuara dhe pa asnjë standard sigurie, ndërsa ndërhyrjet e vetme janë bërë nga vetë banorët.

“Banorët kanë vendosur kompensata dhe dërrasa të gozhduara për të mundësuar kalimin e makinave. Kjo është një urë ku kalojnë çdo ditë automjete dhe njerëz, pa asnjë element sigurie,” shprehet ai.

Ura në fjalë shërben si lidhje mes dy bashkive, Krujës dhe Durrësit, duke e bërë atë një pikë kyçe për lëvizjen e përditshme të banorëve të zonës.

Kalaja i drejtoi një pyetje publike kryeministrit Edi Rama, duke vënë në dyshim standardet e infrastrukturës në vend. “A ekziston një urë e tillë në ndonjë vend të Bashkimit Europian ku makinat të kalojnë në këto kushte sigurie? Nëse jo, duhet të merren masa urgjente për ndërtimin e një ure të re,” deklaroi ai.

Sipas aktivistit, situata është aq e rrezikshme sa ura, përveç automjeteve, duhet të mbyllet edhe për këmbësorët, për të shmangur ndonjë ngjarje të rëndë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×