Ish-ministri Malaj tregon si dhe pse u godit Ermonela Felaj brenda PS: Firma që ‘i hëngri’ kokën

Ish-ministri Arben Malaj u shpreh se PS sot ka mungesë diskutimi. Gjatë intervistës në emisionin “Studio24” në News24, ish ministri Arben Malaj, tha se kryeministri Rama në PS hoqi modelin krahasues.

I pyetur lidhur me reagimin e ish-deputetja Ermonela Felaj në facebook duke thënë mesazhe të koduara, Malaj tha se kur ka qenë në ministri është treguar shumë profesionale dhe se sipas tij një vendim i saj për të mos regjistruar një kompani për inceneratorët i kushtoi shumë.

“Kësaj kolegeje duhet t’i japim një respekt maksimal. Në proceset për zgjedhje e kompanive fituese të inceneratorëve, ajo ka vënë në letër kur ka qenë ministre që nuk mund të vazhdojnë procedurat për një kompani që nuk është regjistruar në sh.k.b dhe ky shënim shumë profesional i hëngri kokën dhe duken rastet se ku Rama godet ashpër. Ajo ka qenë njeri i respektuar nga Rama dhe unë kam respektin tim. Ajo tregoi integritetin e saj. Ne nuk e kemi pasur përjashtim te partia, Meta ka pasur grupin e tij anti-nano. Por nuk kemi pasur përjashtim. Ne diskutonim…”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×