
Kurorat e bashkisë Shkodër në emër të kryebashkiakut Benet Beci u hoqën nga eksponentë të PD nga memoriali i 2 prillit ku përfaqësues të bashkisë i vendosën ditën e sotme.
I revoltuar demokrati Selami Hoxha i mori kurorat dhe i hodhi disa metra më tutje me pretendimim se përfaqësues të PS nuk duhet të vendosin kurora pasi PD i cilëson si pasardhës të komunizmit, regjim i cili vrau katër dëshmorët e demokracisë Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Bujar Bishanaku dhe Besnik Ceka të cilët po merrnin pjesë në protestën e 35 viteve më parë kundër Partisë Komuniste e cila fitoi zgjedhjet e para pluraliste në 31 mars 1991.
Pas hedhjes së kurorave, punonjës të shërbimeve të bashkisë Shkodër u përkujdesën për t’i marrë duke i sistemuar në një tjetër vend.
Kjo situatë është përsëritur edhe vitet e kaluara.
Kryebashkiaku Beci pasi bashkia vendosi kurorat tek memoriali i 2 prillit, shpërndau këtë mesazh:
Respekt i përjetshëm për dëshmorët e demokracisë: Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka. Sakrifica e tyre mbetet një kujtesë e gjallë se liria nuk është dhuratë, por një e drejtë që fitohet dhe mbrohet çdo ditë.
and then