“Dalja me kandidaturë publike ka krijuar vështirësi”/ Agim Baçi: Braçe zë i rëndësishëm, i ka dalë nga rreshti! Rama ka treguar kujdes…

Analisti Agim Baçi komentoi në “News24” paralajmërimin e ambasadës së SHBA për sulmet nga Irani, duke thënë se nuk ka vend për panik.

“Nuk duhet të përhapim panik, por është mirë edhe të mos neglizhojmë masat, gjë që mund të themi se masat janë marrë”, tha ai.

Gjithashtu gjatë intervistës u ndal edhe te kandidatura e Erion Braçes për Bashkinë e Tiranës, për të cilën u shpreh se deputeti socialist është një zë i rëndësishëm dhe se sipas tij, nuk e sheh mundësinë  e të krijuarit një fraksion.

“Ai ka ditur të jetë një zë i rëndësishëm, ka ngritur të gjitha problemet. Nuk besoj se krijon fraksion, ka pasur kundërshti, ka pasur qëndrime. Ka qenë njeri që ka kritikuar hapur ministren e Bujqësisë. Mendoj që pretendimi i tij për Bashkinë e Tiranës është një start i ri, pra nënkupton që të jesh një figurë kyçe politike. Pra po pretendon për një ballafaqim tjetër politik. Dhe e shoh si një gjë që nuk do të qëndrojë në rresht, është nga rastet e radha, ai ka dalë nga rreshti nga radha dhe është vetë-prezantuar. Braçe nuk është një emër që e ka bazën e dobët. Rama ka qenë shumë i kujdesshëm kur ka replikuar me Braçen. Mbetet për t’u parë nëse Braçe do të ketë mbështetje të tjera. Pra pas dëgjesave publike, Rama mundet edhe të marrë kthesë. Por deri tani palët i shoh të kujdesshëm. Por dalja e Braçes publikisht e ka vështirësuar jo pak. Me Braçen asnjë palë nuk ka komente. Atë e shohin si garanci për vazhdimësinë e traditës së PS. Brace nuk është kundër zotit Rama, por një zë që ka edhe qëndrimet e tij”, u shpreh ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×