
Kreu i qeverisë Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryebashkiakët socialistë, në kuadër të turit “Për punët e Shqipërisë”.
“Kemi nisur një proces me ekipet e ministrive për të parë situatën në lidhje me prioritetet dhe problematikat e për të pasur një lexim të plotë të çdo sektori në kontekstin e kësaj faze të qeverisjes. Për këtë arsye menduam që të bëjmë edhe këtë takim
Prioritetet: Kemi përgatitur një projekt të rëndësishëm për të mbështetur pushtetin vendor për të vënë në dispozicion të bashkive flotë të re automjetesh që do të duhet të ndihmojnë në proceset që kanë të bëjnë me pastrimin e kanaleve dhe punën e domosdoshme parapërgatitore për sezonet e mëtejshme që të lehtësohen proceset e ujitjes dhe pasoja që vijnë nga përmbytjet. Projekt që do ta finalizojmë në muajt në vijim.
Një pikë tjetër e rëndësishme është puna për të finalizuar sistemin e adresave, duke kërkuar të gjithë ju të angazhoheni shumë seriozisht në atë pjesë të punës që takon bashkive. Finalizimi do angazhimin e individëve dhe në pikat e planitë të punës do të ketë një pikë për penalitet për ata që nuk bashkëpunojnë me pushtetin vendor për t’u bërë pjesë e sistemit të adresave”, tha ai.
and then