EMRI/ Sherr mes disa personave në Vlorë, 63-vjeçari humb jetën pas plagëve në kokë, plagoset i biri

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Pavarësia”, në afërsi të rrugës “Çipaj” në Vlorë.

Pas një konflikti mes disa personave, 63-vjeçari Ismail Aliaj ka ndërruar jetë. Sipas burimeve mjekësore, ai ka marrë goditje në pjesën e fytyrës dhe të grykës, plagë të cilat kanë rezultuar fatale, duke mos mundur t’i mbijetojë dëmtimeve.

Ndërkohë, djali i viktimës ka mbetur i lënduar lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Vlorës është vënë në ndjekje të autorëve, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×