“Linda e vërtetë e AKSHI-t është ajo e Surrelit”, Berisha: 9 vende të BE kanë ‘ngrirë’ negociatat me Shqipërinë

Kreu i PD, Sali Berisha tha se 9 shtete anëtare të BE kanë bllokuar negociatat me Shqipërinë.

Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në rrjetet sociale, Berisha tha se shkak për këtë qëndrim janë bërë aferat korruptive të qeverisë si dhe mbrojtja që i bëri kryeministri Edi Rama ish-vartëses së tij, Belinda Balluku.

Berisha foli edhe për skandalin AKSHI, duke theksuar se “Linda e vërtetë është ajo e Surrelit, ndërsa Mirlinda Karçanaj është prestanome”.

Sali Berisha: Dita 1 prill është dita e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, e arritjes më të madhe historike në fushën e sigurisë pas shpalljes së pavarsisë së vendit. Por këtë ditë ne morëm edhe një lajm të hidhur, që e fshehur qeveria. Këtë ditë në Bruksel, në debatin që do zhvillohej për IBAR-in me Shqipërinë, nuk ishin më tre apo katër vende që kundërshtonin miratimin e vlerësimit të standardeve dhe shtetit ligjor në Shqipëri, por ato u bënë 9 vende që e kundërshtuan me shumë argumente dhe shumë çështje votimin e këtij raporti. Edi Rama dhe propaganda e tij e fshehu këtu, përkundrazi nxjerr zëdhënësit e tij të mashtrojnë shqiptarët.

Por unë përsëri u them se pa votimin unanim të këtij raporti, Shqipëria nuk mbyll asnjë kapitull, çka do të thotë procesi i integrimit për momentin është vendnumëro. Por u garantoj se nëse vazhdohet ky qëndrim, kjo mbrojtje e Lubi Ballukut, në rast se vazhdohet ky qëndrim ndaj dosjes së AKSHI-t, ku Linda e vërtetë është ajo e Surrelit, kurse Mirlinda është prestanome e saj, Shqipëria jo vetëm që do të rrijë në vendnumëro, por do të kthehet mbrapa me ndëshkime të rënda. Kjo është e vërteta. Edhe ky është një motiv shumë i fortë për shqiptarët që të mbrojnë projektin e tyre, projektin e jetës së tyre, projektin e integrimit të vendit në BE.

Ishin 4 vende, u bënë 9. Do bëhen 13 shtete sa të marrin vesh dosjen ‘Balluku’. Edi Rama këto ditë ka mashtruar shqiptarët duke mos treguar të vërtetën. Ne mbështesim procesin e integrimit, por Shqipëria nuk plotëson asnjë kriter, kemi paraqitur dokumente se Shqipëria nuk plotëson kriteret e anëtarësimit. Me Edi Ramën integrim nuk ka, ai është armik i egër i integrimit.

Linda e vërtetë e AKSH-it është ajo e Surrelit, Mirlinda është ‘prestanome’.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×