
Presidenti Bajram Begaj, uroi sot besimtarët katolikë dhe ungjillorë për festën e Pashkës, që për ta shënon Ringjalljen e Krishtit.
Në simbolikën e kësaj dite të shenjtë, Presidenti Begaj theksoi se Pashka është besimi se e mira fiton mbi të keqen, mundimi mbi padrejtësinë, dashuria mbi forcën dhe drita mbi errësirën.
Kreu i Shtetit zhvilloi një vizitë në kishën e Shëngjinit, ku u prit nga Dom Angjelin Krygja, besimtarë dhe personalitete të Lezhës, të cilëve u shprehu mirënjohje për rolin e komunitetit katolik në forcimin e vlerave kombëtare dhe shoqërore.
“Nga Kisha e Shëngjinit në Lezhë, në këtë ditë të shenjtë të Pashkës, dua t’u përcjell të gjithë shqiptarëve që festojnë sot urimet e mia më të përzemërta për paqe, shpresë dhe bekim”, u shpreh Presidenti i Republikës, i cili theksoi rëndësinë e mesazhit të kësaj dite.
Vizita në kishën e Shëngjinit, përkoi me një moment të veçantë, atë të bekimit të Atit të Shenjtë, Papa Leoni, “Urbi Et Orbi” nga Vatikani. Papa u shfaq në ballkonin e Sheshit Shën Pjetër bashkë me Kardinalin shqiptar Dom Ernest Troshani, dëshmi e gjallë e katolicizmit shqiptar, ceremoni të cilën Presidenti Begaj e ndoqi live në kishë bashkë me besimtarët katolikë të Shëngjinit.
Më pas Presidenti përcolli urimin e tij për Pashkën:
“Pas mesazhit Urbi Et Orbi të Papa Leonit në praninë e Kardinal Troshanit, një mesazh i dhënë nga unë nuk është në lartësinë e atij të dhënë nga Papa Leoni, por unë do të mundohem të jap mesazhin tim për të gjithë të pranishmit këtu, për të gjithë shqiptarët që festojnë këtë ditë të shenjtë: “Gëzuar Pashkën! Uroj për të gjithë besimtarët që kjo ditë e shenjtë të sjellë paqe, shpresë dhe bekime për çdonjërin dhe për familjet e tyre”, u shpreh Begaj.
and then