VIDEO/ Vendosin dy gola, Juventus thyen Genoan

Juventus fitoi 2-0 ndaj Genoas, duke marrë 3 pikë të rëndësishme në kampionat. Bardhezinjtë shënuan dy herë në pjesën e parë me Bremer dhe McKennie, duke vendosur ndeshjen në “shinat” e duhura.

Në pjesën e dytë, mysafirët nga Genoa patën rastin e artë të futen në lojë, por Martin gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Me këtë fitore, “Zonja e Vjetër” është në vendin e pestë me 57 pikë. Në krahun tjetër, Genoa është në vendin e 14-të me 33 pikë.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×