“Figura që kanë udhëhequr protestat i kanë shfrytëzuar për tu futur në politikë”, aktivisti: Nuk kemi shembuj ku janë motivuar pjesëmarrësit

Aktivisti dhe ish-kandidat për deputet i PS, Mirgit Vataj, i ftuar në “Studio 24” u shpreh se në Shqipëri nuk gjen një protest e cila të ketë motivuar pjesëmarrësit në aspektin politik.

Ai tha se shumë prej figurave udhëheqëse të protestave i kanë shfrytëzuar ato për të bërë karrierë dhe për tu përfshirë në politikë.

“Ne kemi parë figura që kanë udhëhequr protestat që i kanë personalizuar ato.

Në shumicën e atyre që kanë organizuar protestat, i kanë përdorur për tu përfshirë në politikë.

Cfarë ndodhi kur u organizua një protestë nga lëvizja “Bashkë” e Arlind Qorit ndodhi një përplasje për podium me aktivistë të Adriatik Lapajt”, tha Vataj

Mirgit Vata: Ka dy gjëra që janë të panegociueshme. E para si e ka përdorur politika protestën. Cdo protestë qytetare, politika ka tentuar të përfshihet. Nuk kemi shembull të një proteste ku janë motivuar pjesëmarrësit në aspektin politik.

Ne kemi parë figura që kanë udhëhequr protestat që i kanë personalizuar ato.

Në shumicën e atyre që kanë organizuar protestat, i kanë përdorur për tu përfshirë në politikë.

Cfarë ndodhi kur u organizua një protestë nga lëvizja “Bashkë” e Arlind Qorit ndodhi një përplasje për podium me aktivistë të Adriatik Lapajt.

Në vitin 2022 kam qenë në protestën për çmimin e naftës, dhe bordi reagoi. Më pas pati një rritje tjetër dhe asnjë nuk doli.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×