
Fitore bindëse dhe pa histori për Jannik Sinner në debutimin e tij në Masters 1000 të Monte Carlo Masters. Italiani dominoi Ugo Humbert me rezultatin e pastër 6-3, 6-0, duke siguruar kalimin në fazën tjetër pas vetëm 1 ore e 4 minutash lojë.
Ndeshja ishte e ekuilibruar vetëm në fillim, por një break në mesin e setit të parë i dha kontrollin Sinner-it, i cili më pas rriti ritmin dhe nuk i la asnjë mundësi kundërshtarit. Seti i dytë ishte një demonstrim force, me italianin absolutisht dominues.
Spektakël edhe nga Carlos Alcaraz, që mposhti Sebastián Báez 6-1, 6-3 dhe avancon me autoritet. Numri 1 i tenisit botëror, thyen ligjet e fizikës. Spanjolli i ka impresionuar të gjithë në turneun e Montecarlo me një gjuajtje të një shpejtësie të jashtëzkonshme.
Gjatë ndeshjes kundër Baez, topi i gjuajtur nga Alcaraz regjistroi shpejtësinë 184 km/h. Sa i takon ndeshjes, dominimi i spanjollit ishte i dukshëm, siç tregon edhe rezultati 6-1, 6-3. Ndeshjen e radhës numri 1 i botës do ta luajë më 9 prill.
Në sfidat e tjera bien ë sy eliminimi i Luciano Darderi, i mundur në tre sete nga Hubert Hurkacz. Vazhdon më tej Matteo Berrettini, i cili kalon turin pas tërheqjes së Roberto Bautista Agut dhe tani përgatitet për sfidën ndaj Daniil Medvedev.
Turneu në Montekarlo hyn kështu në fazën më interesante, me emrat e mëdhenj që konfirmojnë pritshmëritë dhe garën për titullin që bëhet gjithnjë e më e fortë.
and then