“Kreu i PD po pengon opozitën”, Dash Shehi: Dramë që kemi përballë një abuzues si Rama dhe alternativë Berishën

I ftuar në emisionin “Oponencë”News24, ish-deputeti Dashamir Shehi komentoi situatën politike në vend dhe analizoi rolin e Sali Berishës dhe të kryeministrit Edi Rama.

Shehi vlerësoi kontributin historik të Berishës, duke e krahasuar atë me një mjek ose intelektual që ngriti dorë kundër regjimit komunist. “Berisha ka bërë pjesën e tij. Ai vinte nga pellgu i komunizmit dhe ka këpërcyer ylberin në këtë pjesë. Deri këtu është në rregull,” tha Shehi.

Megjithatë, ai theksoi se roli i Berishës pas vitit 1994 ka krijuar pengesa për zhvillimin e opozitës dhe demokracisë në Shqipëri. “Berisha nuk ka punë fare me të djathtën, po pengon opozitën shqiptare, demokracinë dhe lirinë,” shtoi ai.

Shehi gjithashtu kritikoi Edi Ramën, të cilin e përshkroi si një “abuzues të madh me demokracinë dhe gjërat publike, me paratë e shqiptarëve”.

Sipas tij, drama e politikës shqiptare qëndron te fakti se qytetarët nuk janë në gjendje të përballojnë këtë situatë, pasi alternativa përballë Ramës mbetet Berisha.

“Drama e Shqipërisë është përballja me Ramën, ndërsa alternativa është Berisha,” përfundoi Shehi.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×