A vlen firma në Stamboll? Meta: Po të isha në Tiranë, do e firmosja në zyrë dekretin për shkarkim, nuk ka shantazh!

Bajram Begaj Ilir Meta E Re

Presidenti Ilir Meta deklaroi se ai nuk shkeli Kushtetutën me firmosjen e dekretit teksa ishte në Stamboll për lirimin nga detyra e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Bajram Begajt, i cili tashmë është kreu i ri i shtetit.

I ftuar në Syri.tv, Meta tha se nuk ka shanazhe për faktin që ai firmosi.

“Po të isha në Tiranë, do e firmosja në zyrë. S’plotësoj tekat e Edi Ramës. Më intereson se çdo veprim i presidentit ka qenë në përputhje me Kushtetutën. Dekreti ka ardhur në mënyrë elektronike nga Tirana në Stamboll. Pasi u shqyrtua nga unë dhe pasi e lexova, e firmosa publikisht dhe u dërgua elektronikisht ne Tirane. Cdo veprim i imi ka qene ne përputhje me Kushtetuten dhe ne perputhje me ligjin. Ne planin kushtetues zero problem, ne planin ligjor zero problem, ne planin moral zero problem.”, tha Meta.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×