“Nuk do ndajmë vilajetet”, Tabaku për ndryshimet e Rregullores së Kuvendit: Shkelin parimet e bashkëjetesës, kufizon kohën e fjalës! Korrupsioni dhe krimi problem për integrimin

Ka nisur seanca plenare në Kuvend.  Deputetja e PD Jorida Tabaku, ka deklaruar se ndryshimet  e rregullores që pozita çoi në Kushtetuese janë rasti flagrant se si rregullat në Kuvend janë shkelur.

Rregullorja sipas saj duhet të ketë ndryshime kondensuake ndërsa shtoi se për opozitën ndryshimet e njëanshme që marrin hapësirën e opozitës dhe aq më tepër që nuk kanë kaluar një proces konsultimi, shkelin parimet e bashkëjetesës në Kuvend.

“Në Konferencën e Kryetarëve nuk ramë dakord për kalendarin sepse mazhoranca propozoi të prezantohen edhe ndryshimet e rregullores pas zbardhjes nga Kushtetuesja. Mazhoranca na njoftoi se pret që vendimi i GJK të zbardhet. Ne nuk dimë çfarë informacioni ka mazhoranca që ne nuk e kemi. Dua të njoftoj që ndryshimet e rregullores që PD i çoi ën GJK me një vendim të Kushtetuese që i dha të drejtë opozitës për shkelje, janë rasti më flagrant që rregullat në këtë parlament janë shkelur me dy këmbë. Ndryshimet  e reja të propozuara nga PS shkelin të drejtat, dhe krijojnë Komision sikur po ndahen vilajete njëri i nënës, njëri i njerkës. Nëse GJK nuk zbardh vendimin ne do vazhdojmë normalisht. Por dua të njoftoj që ky diskutim në Konferencë është e nevojshme të sqarojmë që për ne ndryshimet e rregullores të njëanshme , janë në shkelje të gjitha parimeve të bashkëjetesës në parlament. Por me ndryshimet e rregullores, dhe ato të reja t që mazhoraca ka propozuar edhe  hapësirën që kanë Komisionet që drejtohen nga opozita do ngushtohet. PD ka propozuar edhe një mocion me debat sa i përket raportit të Departamentit Amerikan të shtetit dhe ne ende nuk kemi kryer diskutimin për raportin e parë”, tha ajo.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×