
Një 60-vjeçar ka humbur jetën, pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga tarraca e hotelit. Sipas policisë, 60-vjeçari ka ndërruar jetë në spital, ndërsa hoteli ishte në pronësi të tij.
“Rreth orës 10:45, në lagjen “Virua”, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga tarraca e hotelit në pronësi të tij, shtetasi K. S., 60 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.
and then