Presidenti Begaj pret në takim shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Italisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Gjeneral Luciano Portolano, Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Italisë. Gjatë takimit, Presidenti Begaj vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira dhe partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe Italisë.

Kreu i Shtetit vlerësoi kontributin e vyer të Italisë në procesin e integrimit Euroatlantik të Shqipërisë, si dhe mbështetjen e vazhdueshme në transformimin dhe modernizimin e Forcave të Armatosura shqiptare përmes edukimit, trajnimit dhe rritjes së kapaciteteve mbrojtëse. Presidenti i Republikës vlerësoi bashkëpunimin në kuadër të misioneve ndërkombëtare të NATO-s dhe BE-së, ku trupat shqiptare dhe italiane kanë shërbyer së bashku në operacione në Afganistan, Kosovë, Letoni, Bullgari dhe Bosnje dhe Hercegovinë.
Presidenti Begaj shprehu mirënjohje për kontributin Italisë dhe për mbështetjen e dhënë ndaj trupave shqiptare.

Gjatë takimit u theksua edhe rëndësia e misionit KFOR për garantimin e paqes dhe sigurisë në Kosovë e në rajon, duke e konsideruar atë si një prioritet strategjik për stabilitetin afatgjatë të Ballkanit Perëndimor. Presidenti i Republikës shprehu bindjen se bashkëpunimi mes Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Italisë do të vijojë të forcohet më tej në funksion të sigurisë, paqes dhe prosperitetit të përbashkët.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×