
Tregu i pasurive të paluajtshme në Tiranë po kalon një fazë të re maturimi, ku blerësit dhe investitorët janë gjithnjë e më të orientuar drejt projekteve që ofrojnë më shumë shërbime, duke kërkuar cilësi jetese, lokacion strategjik dhe potencial të matshëm të rritjes së vlerës në kohë.
Në këtë kontekst, Rolling Hills Liqeni po pozicionohet si një nga zhvillimet më të diferencuara në zonën jug-lindore të qytetit, duke sjellë një kombinim unik të aksesit urban, natyrës dhe një koncepti të integruar jetese. Ajo që e vendos këtë projekt në qendër të vëmendjes së tregut nuk është vetëm vizioni, por një tregues konkret: rritja e vlerës së pronës deri në 35% gjatë tre viteve të fundit.

Kjo rritje nuk është diktuar vetëm nga trendi i përgjithshëm i tregut të real estate në Shqipëri, por edhe nga vlerat unike të një projekti që po diferencohet gjithnjë e më qartë në zonën e Farkës. Si projekti i vetëm me akses të drejtpërdrejtë në Unazën Lindore, Rolling Hills Liqeni përfiton nga një avantazh infrastrukturor që ka ndryshuar ndjeshëm mënyrën e lidhjes së kësaj zone me pjesën tjetër të qytetit, duke reduktuar ndjeshëm kohën drejt zonave në qender të Tiranës.

Ky avantazh plotësohet nga një tjetër element që e bën projektin unik në zonë, duke qenë i vetmi që ofron një Piazza të dedikuar për banorët. E konceptuar si një hapësirë dinamike në zemër të rezidencës, Piazza ndërthur në mënyrë organike shërbimet, hapësirat sociale dhe jetën e përditshme, duke krijuar një pikë takimi dinamike për komunitetin dhe vizitorët. E integruar natyrshëm me projektin dhe me lidhje direkte me Lungolagon, ajo konsolidon identitetin e rezidencës si një hapësirë ku jetesa dhe ndërveprimi zhvillohen në mënyrë të harmonizuar.

Aksesi direkt në Lungolago përbën një nga avantazhet më të rëndësishme të Rolling Hills Liqeni, duke ofruar një lidhje të drejtpërdrejtë me hapësirat rekreative pranë liqenit. Kjo krijon një ndërthurje të natyrshme mes jetës aktive dhe qetësisë, një cilësi që po bëhet gjithnjë e më përcaktuese në mënyrën se si vlerësohen projektet rezidenciale.
Në një treg që po bëhet gjithnjë e më selektiv, projekte si Rolling Hills Liqeni po vendosin standarde të reja për mënyrën se si vlerësohet një pronë, jo vetëm për atë që ofron sot, por për vlerën që mbart në kohë. Si vazhdim i suksesit të projektit Rolling Hills, ky zhvillim përforcon më tej një model të provuar cilësie, diferencimi dhe pozicionimi strategjik në industrinë e real estate.
Ecuria konkrete e projektit dhe dorëzimet e para që pritet të nisin brenda vitit 2026 e pozicionojnë Rolling Hills Liqeni si një nga alternativat më të sigurta dhe me potencial më të lartë në tregun rezidencial të Tiranës.
and then