
Kryeministri Edi Rama po mban një takim me fermerë në Lushnjë, ndërsa shfaqet në prani të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Ai nuk i kurseu sulmet për opozitën.
“Thelbi që duhet të biem dakord së bashku, jo me ata që e shohin bujqësinë nga tenxheret dhe buzët e tenxherëve mediatike apo gjithë ai pazar i madh i thashethemeve dhe llogjeve të Tiranës, por bashkë me ata që e shohin si mundësinë e tyre për të ndërtuar jetën dhe mirëqenien. Nuk është paraja çështja jonë kryesore sot. Ka qenë, por nuk është. Sot çështja është që të kuptojnë se çfarë duhet të bëjmë për ta siguruar paranë që na duhet për të ecur para në ndërmarrjen tonë. Koha tanimë nuk pret. Kemi shumë vite që flasim, por ndeshim në atë murin e paragjykimit. Unë jam piktor, jo financiar dhe llogaritar. 30% më shumë fitohet duke u bashkuar. Është e neveritshme se si për hir të një lufte të verbër, as politike, por tribale, angazhohet një lukuni e tërë tenxheres për ta nxjerrë nga kontekst është që themi. Për të vazhduar t’i bjerë një fyelli të thyer në të njëjtën vrimë; jepni naftë. Është e qartë se ajo që kemi bërë ne, është shumë herë më shumë se jepni naftë.”, tha ai.
and then