Balluku sfidon SPAK dhe drejtësinë nga Lushnja: Punët e Shqipërisë shpesh herë mbulohen nga balta. Harrohen ato që në 13 vite…

Ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku, drejtuesja politike e qarkut të Fierit, sfidon hapur drejtësinë.

Në Asamblenë e PS të mbajtur në Lushnje, ajo ka theksuar se shpesh punët që janë bërë në Shqipëri nga socialistët u është hedhur baltë.

“Partia jonë vendosi të hapë dyert për prurje të reja, për atë që kemi biseduar bashkë. Ky është një rast i mirë për të rienergjizuar partinë, por mbi të gjithash për të folur për punët e Shqipërisë, që shpesh herë mbulohen nga balta, harrohen ato që kanë ndodhur në këto 13 vite. Nuk është asnjëherë gabim për tu ulur dhe folur, pasi ka vend edhe për tu përmirësuar”, ka thënë Balluku.

Sakaq Balluku nënvizoi se takimet për procesin e rienergjizimit do të vazhdojnë

“Jemi takuar shpesh këto kohë për procesin e rienergjizimit, për të ndezur motorët për zgjedhjet lokale të 2027. Unë do ta nis duke ju falenderuar për punën e shkëlqyer, për arritjet që kemi bërë gjatë zgjedhjeve të majit 2025. Bashkia e Lushnjës është më fitoren më të thellë, pas asaj të Mallakastrës.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×