
Napoli nuk shkon më shumë se barazimi 1-1 ndaj Parmës në transfertën e Serie A. Në Stadio Ennio Tardini, vendasit zhbllokuan shpejt sfidën me Streffezan, që në minutën e parë. Napoletanët u kundërpërgjigjën dhe vendosën ekuilibrat me anë të skocezit Mc Tominay, në minutën e 60-të.
Pavarësisht rasteve, Napoli nuk ia doli dot të përmbyste takimin dhe bën një hap fals në garën për titull, duke i dhënë mundësi Interit të shkëputet edhe më shumë. Ekipi i Contes ka 65 pikë dhe renditet në vendin e dytë, me 6 pikë më pak se Inter që do luajë ndaj Comos.
and then