Kualifikueset e Kampionatit Europian U-19 për vajza/ Shqipëria luan ndeshjen e dytë me Turqinë

Kombëtarja U-19 e vajzave u mposht minimalisht 1-0 nga Turqia në ndeshjen e dytë të raundit të dytë të Kampionatit Europian për këtë grupmoshë. Takimi u zhvillua pasditen e sotme në “Shtëpinë e Futbollit”.

Trajnerja Kodra e nisi ndeshjen me këtë formacion: Helshani (GK), Nika, Vata, Leka, Bushati, Stalaj, Ago (C), Hysa, Kashari, Bajramaj, dhe Kadiolli.

Skuadra e drejtuar nga trajnerja Daniela Kodra zhvilloi një ndeshje të luftuar përballë Turqisë, duke u përpjekur të mbajë ekuilibrin gjatë gjithë takimit. Goli i vetëm i sfidës u shënua në minutën e 41-të nga Yaren Ersen, që i dha avantazhin dhe më pas fitoren skuadrës turke.

Në pjesën e dytë, kuqezezat tentuan të reagojnë dhe të gjejnë golin e barazimit, duke krijuar disa momente të mira në sulm, por nuk arritën të konkretizonin rastet e tyre.

Ndeshja u karakterizua edhe nga shumë duele në mesfushë dhe ndërhyrje të forta. Në minutën e 73-të Shqipëria mbeti me një lojtare më pak, pasi Hysa u ndëshkua me karton të kuq.

Pas dy ndeshjeve të para të këtij raundi, Shqipëria numëron një pikë në grup pas barazimit 2-2 ndaj Malit të Zi dhe humbjes ndaj Turqisë.

Kuqezezat do të luajnë ndeshjen e fundit të këtij raundi ndaj Lihtenshtejnit më 15 prill, në ora 14:00, në “Shtëpinë e Futbollit”.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×