Zgjedhjet/ Shkëlzen Mustafa rikonfirmohet drejtues i PD-së, dega 11, Laprakë

Kanë përfunduar zgjedhjet për kreun e ri të PD-së, dega 11, ku Shkëlzen Mustafa, me 585 vota, është rikonfirmuar në krye të kësaj dege. Në zgjedhjet që u zhvilluan sot morën pjesë 908 anëtarë, nga të cilët Mustafa kryesoi bindshëm ndaj kandidates tjetër, Dava Marku, e cila mori 315 vota, ndërsa 8 vota dolën të pavlefshme.

Në fjalën e tij pas procesit të numërimit, kryetari i rikonfirmuar i degës 11, Mustafa, tha se “ky proces arriti të bashkojë të gjithë demokratët e degës dhe se sot po tregohet që ata janë më të fortë, më të bashkuar dhe gati për t’i bërë ballë “narko-regjimit” të instaluar në vend nga Edi Rama”.

Ai shtoi se, “me këtë frymë, në zgjedhjet e ardhshme vendore dega 11 do të jetë frymëzim për demokratët e kryeqytetit, për t’i sjellë Tiranës drejtuesin që meriton”.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×