Rikonfirmohet kryetari i PD në degën 12 në Tiranë, Festim Dushku: Mirënjohës çdo qytetari, fitorja sjell përgjegjësi për të vijuar punën me përkushtim

Festim Dushku është rizgjedhur kryetar i Partisë Demokratike për zonën 12, duke konfirmuar mbështetjen e strukturave dhe anëtarësisë lokale. Gjatë procesit të votimit, ai e cilësoi këtë fitore si një arritje të përbashkët, jo vetëm personale, por të çdo qytetari që besoi dhe kontribuoi në këtë rrugëtim.

Në një reagim pas rezultatit, Dushku shprehu mirënjohje për mbështetjen dhe besimin e treguar, duke theksuar se kjo fitore sjell një përgjegjësi edhe më të madhe për të vijuar punën me përkushtim, ndershmëri dhe seriozitet.

Ai e mbylli mesazhin me thirrjen për bashkim dhe vazhdimësi, duke nënvizuar se rruga përpara do të ndërtohet së bashku me qytetarët.

  • foto galeri
  • foto galeri



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×