NBA/ Mbyllet sezoni i rregullt, Oklahoma ekipi më i mirë, Detroit dominues në Lindje, ja ekipet e kualifikuara dhe përballjet në “Play-In” (FOTO)

Të dielën në mbrëmje është mbyllur sezoni i rregullt në NBA, me 6 ekipet që janë kualifikuar direkt në cerekfinalet play off në secilën Konferencë, por edhe ato që do të luajnë në “play in”, për dy vendet e fundit.

Kështu, në Konferencën e Lindjes, skuadra e Detroit u rendit në vendin e parë, ndërsa në atë të Perëndimit, në krye u klasifikua skuadra e Oklahoma, kampione në fuqi. Pistons dhe Thunder ishin padryshim 2 skuadrat më të mira gjatë 82 ndeshjve të zhvilluara gjatë sezonit të rregullt. Kampionët në fuqi madje e mbyllën sezonin e rregullt me rekordin më të mirë (64 fitore, 18 humbje).

Bashkë me Pistons në Lindje u kualifikuan direct edhe Boston, New York, Cleveland, Toronto dhe Atlanta, ndërsa në Play In shkojnë Philadelphia, Orlando, Charlotte dhe Miami.

Ndërkohë në Konferencën e Perëndimit, krahas Oklahomas u kualfikuan direct San Antonio, Denver, Los Angeles Lakers, Houston Rockets dhe Minesota, ndërsa në Play In do të shkojnë Phoenix Suns, Portland, Clippers dhe Golden State.

Ndeshjet “play in” do të luhen më datat 14-17 prill, ndërsa faza cerekfinale play off do të nisë më 18 prill.

Renditja
 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×