
Kryeministri Edi Rama foli gjithashtu për nevojën e më shumë marinave si dhe hapjen e të tjerë hapësirave për parking në vend.
Ai tha se jahtet e anijet sjellin rritje të prezencës së turistëve, duke komentuar dhe përfitimin nga ana e tyre të naftës pa taksa.
“Duhet strategji që t’i garantoni jetëgjatësi këtyre investimeve që po bëni. Vlora ka mundësitë që të bëhet një vend si ato qytetet në Portugali, Spanjë, Turqi, ku të vijnë të jetojnë dhe plot të huaj. Ne po mbështesim sa mundemi. Çfarë d.m.th. që nafta për jahtet është pa taksë, nafta për makinat është me taksë? Pa diskutim fare. Sepse nga ato jahtet ekonomia jonë fiton, ndërsa nga ato makinat, mjedisi ynë ndotet dhe patjetër që janë dy gjëra që nuk mund të vihen në krahasim. Na duhen më shumë marina. Po investojmë, po vazhdon të zhvillohet marina këtu në Vlorë. Duhet të jemi të vëmendshëm ndaj pastrimit, është në interesin tuaj. Për plazhet kemi bërë një plan të mire, na duhen më shumë prakinge në gjithë Shqipërinë. Ma hapi sytë vetëm për hapësira për pallat, por për parking”, tha Rama.
and then