
Analisti Genc Burimi në një intervistë në “News24”, komentoi zgjedhjet në Hungari dhe rrëzimin e Viktor Orban pas 16 vitesh në pushtet.
Gjatë intervistës analisti Burimi u shpreh se e sheh si një fitore historike për Evropën.
“Fitore historike për Evropën. Këto zgjedhje në Hungari kishin një interes shumë të madh në Evropë, sepse dy fuqitë Rusi dhe SHBA që nuk e duan Evropnë dhe Orban ishte një burim frymëzimi për partitë më reaksionare. Pra një disfatë e Orban ishte një disfatë për Rusinë për Trump”, tha mes të tjerash ai. Peter Magyar fitoi zgjedhjet në Hungari ndërsa kandidoi përballë Viktor Orban. Një fitore kjo që u konsiderua historike dhe u pa edhe si rrëzim i regjimit. Fitorja e Magyar u përshëndet edhe nga liderë europiane. Vetë Viktor Orban pranoi humbjen dhe uroi kundërshtarin politik për fitoren”, tha ai.
and then