Sherr me grushte dhe sende të forta mes të rinjve në Korçë, një i plagosur

Një konflikt mes disa të rinjve është regjistruar në qytetin e Korçë, në lagjen nr. 2, në afërsi të kinemasë së qytetit. Sipas burimeve, të rinjtë janë përfshirë në një sherr fizik, ku janë goditur me grushte dhe dyshohet se janë përdorur edhe sende të forta.

Si pasojë e përplasjes, në spital ka mbërritur një person i dëmtuar, i cili sipas mjekëve ka pësuar dëmtime trupore pasi dyshohet se është goditur dhe më pas është rrëzuar në kangjella, duke shkaktuar çarje. Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, por pas konfliktit të rinjtë e përfshirë janë larguar.

Grupi hetimor po sekuestron pamjet e kamerave të sigurisë në bizneset përreth dhe po merr në pyetje dëshmitarë që mund të kenë qenë prezent në momentin e ngjarjes.

Hetimet vijojnë, ndërsa priten detaje të tjera në vijim.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×