“Call Centera-t, si hashashi në 2016, janë rrahur drejtorë policie në atë kohë”/ Kulluri: Po inspirohet shkelja e ligjit! Balluku e akuzuar për korrupsion mbrohet nga qeveria

Analisti Edvin Kulluri u shpreh se në Shqipëri shkelja e ligji inspirohet. Gjatë intervistës në emisionin “Studio24” në News24, ndërsa foli për aksionin ndaj Call Centerave në Tiranë, tha se institucionet publike janë penguar të ushtrojnë detyrën.

Gjithashtu Kulluri solli në vëmendje skandalin e Belinda Ballukut duke thënë se një njeri që dyshohet nga Prokuroria që ka kryer akte korruptove merret në mbrojtje nga qeveria.

“Këtu po kapen ata që janë më të vegjël sepse këtu ka peshq shumë më të mëdhenj. Politika kur është e lidhur me krimin nuk ia lë krimit ordiner pjesën e luanit. Këtë e ka treguar koha. Besoj siç ndodhi me hashashin në 2016 që besoj është skandali më i madh, në 2016 janë marrë peng punonjës të SHISH, drejtor policie rriheshin drejtorë policie nëpër makina…Këtu nuk funksionon Policia e Shtetit, apo SHISH ose nuk i lënë. Pra ajo që vë re është se këtu institucionet publike janë penguar të ushtrojnë detyrën për shkak të presionit politik. Mos të harrojmë që po inspirohet shkelja e ligjit. Ajo që ka ndodhur muajt e fundit me rastin e zv-kryeministres që qeveria bëhet mburojë për një njeri që dyshohet nga prokuroria që ka kryer akte korruptive, pra besoj se tregon shumë. Pra  Call Center është bërë si puna  e hashashit…”, tha mes të tjerash ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×