Revolucion pa Champions? Barça, Flick bën gati “listën e shpenzimeve”

Barça “lan duart” me Champions, ngec në fazën çerekfinale pavarësisht suksesit 2-1 në Madrid, përcaktues në këtë eliminim ishte disfata 2-0 brenda në shtëpi në aktin e parë. Lajmi i mirë, nëse mund të konsiderohet i tillë, është fakti që në La Liga kanë prekur me njërën dorë titullin kampion, një ngushëllim jo i vogël për Hansi Flick dhe të besuarit e tij. Pasi të mbyllin matematikisht llogaritë me titullin në Spanjë, Flick-Deco dhe pjesa tjetër e stafit drejtues do të ulen në një tavolinë për të përpiluar sezonin e ri.

Është e qartë që Flick ka në dispozicion një super ekip, por është e pashmangshme ndërhyrja në të paktën dy reparte, sulm dhe mbrojtje. Dilema e parë ka të bëjë me Robert Lewandowskin. “Bomberi” polak nuk bën më pjesë në planet e ekipit, edhe ndaj Atletico-s e nisi nga stoli. Lewa pritet të largohet falas, për t’i bërë vend një tjetër sulmuesi. Për momentin, të gjithë rrugët të dërgojnë te Fisnik Asllani, është ai i përzgjedhuri i Deco-s.

Një tjetër çështje që kërkon zgjidhje edhe është edhe Marcus Rashford. Sulmuesin anglez i përfundon huazimi më 15 korrik, por ndjesia është që Barça do të aktivizojë të drejtën për të blerë kartonin e tij me një çmim të përafërt me 31 milionë euro. Në çdo rast, situata mund të ndryshojë edhe në raportin ofensivë pasi Barça është e hapur për të dëgjuar në lidhje me ofertat që mund të vijnë për Ferran Torres.

Në mesfushë nuk pritet të ketë ndryshime, as në dalje as në hyrje pasi ky repart është i blinduar.

Ndryshime të forta do të ketë mbrojtje, një repart që ka qenë dhe mbetet pika më e dobët e Barcelonës. Hansi Flick kërkon me çdo kusht një qendërmbrojtës ekspert dhe për momentin, Bastoni i Inter është në majën e listës së dëshirave.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×