Operacioni blic me 11 urdhër-arreste, SPAK reagon për News24: Aksion kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe…

SPAK ka reaguar për News24 lidhur me operacionin e fundit, në kuadër të të cilit janë lëshuar 11 urdhër-arreste ndaj një grupi të dyshuar për trafik droge.

Në një përgjigje zyrtare drejtuar gazetares Klodiana Lala, SPAK bën me dije se operacioni është në zhvillim dhe po realizohet në bashkëpunim me Policinë e Shtetit. Sipas Prokurorisë së Posacme, aksioni lidhet me hetime për një procedim penal që përfshin veprimtari të krimit të organizuar, trafik të lëndëve narkotike si dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

“Në përgjigje të kërkesave tuaja, ju njoftojmë si vijon: SPAK, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, po zhvillon një operacion në kuadër të hetimeve për një procedim penal, që lidhet me krimin e organizuar, trafikun e lëndëve narkotike dhe pastrimin e produkteve të veprës penale. Detaje të mëtejshme do të bëhen publike në vijim.”, thuhet në reagim.

Mes personave që SPAK lëshoi urdhërarrest është dhe Jetmir Pepa alias Marashi, pronar i kompanisë Pepa Group. Mësohet se urdhri i lëshuar me firmën e prokurorit Alfred Shehu, nuk është ekzekutuar ndaj biznesmenit, pasi Mir ose ndryshe Jetmir Pepa, ndodhet jashtë vendit.

Kujtojmë se emri i Pepës u lakua shumë më media pak kohë më parë kur ish-bashkëshortja e tij, Mariela Berisha dhe motra e saj, Antonela Berisha u përfshinë në një konflikt të rëndë, ku sulmua me gotë në një restorant një blogere. Kujtojmë se që dje SPAK ndërmori një aksion blic, ku lëshoi 11 urdhër-arreste, mes tyre edhe për Pepën, ndërsa shënjestroi një grup që merret me trafik droge.

Aktualisht SPAK po kryen kontrolle, ndërsa raportohet se ka disa persona të ndaluar, ndërsa ende nuk bëhet i ditur identiteti i tyre.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×