Mes Romës dhe Milanos, Dybala joshet nga fanella kuqezi

Nga Italia, Corriere dello Sport, lëshon një lajm jo pak të bujshëm. Në fund të këtij sezoni, Paulo Dybala mund të largohet nga Roma, kjo pasi në kryeqytet nuk i kanë ofruar ende asnjë kontratë të re për të rinovuar kontratën aktuale që i përfundon në fund të këtij sezoni.

Këtë periudhë, në drejtim të Dybala-s kanë ardhur shumë oferta, mbi të gjitha nga Amerika Latine, por dëshira e Dybala-s ka qenë dhe mbetet të qëndrojë në kryeqytet.

Në mungesë të një oferte, fantazistit argjentinas nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të gjejë një sistemim të ri. Corriere dello Sport zbulon se dëshira e tij është të transferohet në Milano, të vesh fanellën kuqezi. Për t’ia arritur këtij qëllimi, Dybala është gati të pranojë edhe ulje të ndjeshme të pagës.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×