
Deputeti i PD Belind Këlliçi, u shpreh se interpelanca e thirrur sot nga Klevis Balliu, nuk është kryer de facto për shkak të megaskandalit me kompaninë KAYO.
Ai dha detaje sa i përket miqësisë mes kryeministrit Edi Rama dhe Ron Yefet, i cili ka krijuar kompaninë KAYO, duke shtuar se me VKM kreu i qeverisë I ka lënë në duar këtij të fundit edhe fatin e vendi tonë në NATO.
Këlliçi iu referua një vizite të Ramës në Paris në vitin 2020, ku sipas tij ndryshe nga sa u njoftua, nuk kishte të bënte me një vizitë zyrtare, por me festimin e ditëlindjes së bashkëshortes së Ron Yefet.
“Interpelanca urgjente me ministrin e Mbrojtjes Ermal Nufi u refuzua në raport me megaskandalin që ka të bëjë me KAYO-n me mikun e ngushtë të kryeministrit Ramës, mashtruesin ndërkombëtar Ron Yefet dhe mashtruesin që endet rrugëve të Shqipërisë për të arrë VKM nominale nga Rama.
Rama më 8 tetor 2020 kishte udhëtuar për në Paris, të enjten e 8 tetorit 2020 nuk kishte udhëtuar për një axhendë zyrtare drejt Francës, por për të festuar ditëlindjen e bashkëshortes së Yeffet. Prova e pushtetit të të akuzuarit për mashtrim Yeffet, për t’i zhvatur 7.6 mld dollarë një shtetasi amerikan. Kjo është prova që fakton lidhjen korruptive Rama-Yeffet.
Sot miku mashtrues ka në dorë fatinë armëve në Shqipëri. Ka lënë në dorë të tij edhe fatin tonë në NATO”, tha ai.
and then