VIDEO/ Elbasan, shtëpia iu dëmtua nga tërmeti, i riu i sëmurë apelon për ndihmë

Me mure e çati të shembur, me dritare e dyer të thyera, me rrjet elektrik tërësisht të amortizuar, kjo është gjendja e banesës në të cilën jeton 33-vjeçari Andrea Ranxha në Elbasan.

I braktisur nga fati që në foshnjëri, 33-vjeçari jeton i vetëm që pas vdekjes së prindërve birësues, ndërsa sëmundja e skoliozës i ka pamundësuar punën. Shtëpia ku ai jeton është e pabanueshme, pasi është dëmtuar rëndë nga tërmeti i vitit 2019, duke u shndërruar në një rrezik real për jetën e tij. Çdo natë, Andrea fle me frikën se muret mund të shemben e ta zënë poshtë.

Me vetëm 11.500 lekë në muaj pension invaliditeti dhe paratë që qytetarët i japin teksa këndon në rrugë, 33-vjeçari përpiqet të mbijetojë. Sipas tij, kjo shumë parash nuk i mjafton as për të siguruar ilaçet mujore. Për ushqimet, shpesh detyrohet t’i marrë me listë në dyqanet e qytetit, ndërsa faturat e energjisë dhe ujit mbeten një barrë e papërballueshme.

Pavarësisht vështirësive ekstreme, Andrea nuk kërkon mëshirë, por ndihmë nga autoritetet shtetërore, për t’i riparuar banesën.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×