Zjarri te pallati pranë farmacisë nr.10, Gjykata liron 4 të arrestuarit

Gjykata Penale e Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për katër personat e arrestuar në lidhje me zjarrin e rënë në një pallat pranë Farmacisë nr. 10.

Togat e zeza vendosën lirimin nga qelia të Razie Sula, Agron Cara, Enver Ademi dhe Altin Furtuna, të cilët do të hetohen në gjendje të lirë.

Sipas vendimit të gjykatës, të dyshuarit do të duhet të paraqiten rregullisht pranë autoriteteve, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të zjarrit vijojnë.

Ngjarja kishte shkaktuar alarm në zonë, ndërsa fatmirësisht nuk raportohen viktima. Autoritetet po punojnë për të përcaktuar përgjegjësitë dhe nëse ka pasur shkelje që çuan në shpërthimin e flakëve.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×