
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një konferencë për shtyp nga selia blu, ka renditur arsyet se përse shqiptarët duhet t’i bashkohen protestës së opozitës, deri në arritjen e largimit të qeverisë.
Një ndër motivet e kryengritjes paqësore të opozitës, sipas tij është edhe Porti i Durrësit, i cili “po kthehet në Dubain e 1001 netëve të Ramës.
“Kriza, lufta, në Lindjen e Mesme jashtë atij rajoni pasojat më të rënda në botë po përjetojnë qytetarët shqiptarë me çmimin më të lartë në planet të naftës. Kjo jo kryesisht për shkak të luftës, por për shkak të taksës Rama. Taksë që për litër naftë është më e larta në botë. Qëndrimi cinik i tij nga ndëshkimi i qytetarëve nga çmimi i naftës, rëndon pozicionin e tij. Rama e hoqi dhe atë pak subvencionim që kishte, duke garantuar mbetjen djerrë të mijëra ha tokë në Shqipëri dhe falimentimin e dhjetëra mijëra fermave në këtë vend. Taksa Rama është taksa e cila ndëshkoi mbarë qytetarët me transportin publik.
Në vend të një ndërhyrje emergjente nga qeveria dhe kompensimit për çmimin e rritur të naftës që qytetarët të kenë transportin minimal publik, qeveria ri duarkryq dhe kjo godet qytetarët që e përdorin transportin publik për të shkuar në punë apo shkollë.
Çështje madhore për çdo shqiptar është Porti i Durrësit që është pasuria më e madhe publike që kanë trashëguar shqiptarët nga shteti i tyre. Kjo pasuri publike tjetërsohet dhe shndërrohet në Dubain e 1001 netëve të Ramës, një fitim përrallor që tejkalon 4 mld euro. Krahas kësaj çdo qytetar shqiptar me taksat e tij është i detyruar të kontribuojë, të ndëshkohet me 1 mld euro minimumi për ndërtimin e Porto Romanos që do të jetë 4 herë më i vogël se Porti i Durrësit. Motiv për çdo qytetar për të mbrojtur interesin dhe pasuritë publike. Ka edhe një motiv thelbësor në rrafshin moral, është një periudhë ku puthadorët e qeverisë, altoparlantët e saj bëjnë gjithçka që për të mbuluar aktet anti ligjore e anti kombëtare të qeverisë Rama janë hedhur në sulm të shfrenuar kundër opozitës. Duhet të ngrihemi kundër mafias që shpif dhe mbron interesat e padronit Rama. Kundër atyre që bëjnë gjithçka t’u dekurajojnë”, tha ai.
and then