“Qeveria mbron Ballukun, e akuzuar për korrupsion”/ Aktivisti: PD duhet të jetë e hapur! Nuk mund të përjashtojnë Salianjin dhe të thonë jemi demokratë

TIRANË-  Aktivisti Migen Qiraxhi në një intervistë në “News24” komentoi situatën politike në vend, duke analizuar edhe protestën e radhës të opozitës që do të mbahet ditën e sotme në orën 19:00 para Kryeministrisë.

Gjatë intervistës, ai renditi edhe korrupsionin e qeverisë Rama dhe skandalin AKSHI. Sa i përket PD-së, tha duhet të është e hapur dhe demokratike, dhe jo të merret me përjashtime.

“Kemi një qeveri që mbron zyrtaren e saj të akuzuar, kemi AKSHI-n, kemi skandale plot. PD ka dështuar, si partia më e madhe opozitare pra nuk ka arritur të përbashkojë narrativën. Edhe pse kemi qeverisjen në pikën më të dobët. Sot kemi protestën e radhës të opozitës. Por për arsyet përse nuk motivon opozita, është për arsye sepse duhet të dëshmojë modelin që qytetarët duan të dëshmojnë. Pra duhet të shohin një parti të hapur dhe demokratike. Qytetarët shohin që përjashton Salianjin apo kandidatë të tjetër dhe njerëzit marrin indicie dhe thonë kjo është një Parti Demokratike por që nuk është demokratike, dhe nuk e respekton statutin e vet dhe nenin Basha, kur bëhet fjalë kur kryetari humb zgjedhjet duhet të largohet”, tha ai.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×