“Kjo nuk është parë as në regjimin e Ajatollahut”/ Përplasja e policisë me protestuesit, Noka: Opozita i cilëson ata që zbatuan urdhrin e Ramës, grup kriminal

Sekretari i Përgjithshëm i PD, deputeti Flamur Noka, i cili u lëndua pas hedhjes së gazit lotsjellës nga policia, deklaroi para mediave se policia zbatoi urdhrin e Ramës.

Noka tha se frika dhe paniku i Edi Ramës ka kthyer policinë në organizatë kriminale.

“Panikun e kreut të narkos nuk e ndalojnë dot as këta, që janë veshur si në luftë, as ata që hedhin ujë, që tek pallati i Arlis nuk kishin ujë. Këta lëvizin në këmbë në punë sepse skanë lekë të blejnë karburant. Por urdhri i regjimit i detyron të përplasen. Edi Rama kujton se me terror do ti mbyllë gojën opozitës. Fundi i pret”, tha Noka.

Flamur Noka: Nuk është parë as në regjimin e Ajatollahut. Frika dhe paniku i Edi Ramës ka kthyer policinë në organizatë kriminale.

Panikun e kreut të narkos nuk e ndalojnë dot as këta, që janë veshur si në luftë, as ata që hedhin ujë, që tek pallati i Arlis nuk kishin ujë. Këta lëvizin në këmbë në punë sepse skanë lekë të blejnë karburant. Por urdhri i regjimit i detyron të përplasen. Edi Rama kujton se me terror do ti mbyllë gojën opozitës.

Fundi i pret.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×